75 Mall Live Search
15:35 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

DAM Fest nis nesër edicionin e 14-të

Për tri ditë me radhë Festivali Ndërkombëtar i Muzikës- DAM, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të 14-të, do të mbaj tri aktivitete në Project Space.

Edhe këtë vit kjo ngjarje e muzikës klasike vjen me një program të ngjeshur dhe të larmishëm, duke sjellë emra të njohur nga e gjithë bota.

Festivali nis nesër, ndërsa iu sjellim një pjesë të programit të tri ditëve të para. Gjithashtu mund ta shihni edhe programin e plotë të këtij edicioni që tashmë është publikuar.

Me 26 mars (e martë) do të zë vend ligjërata me René van Munster: “Kuptimësia e muzikës në shëndet”

Me 27 mars (e mërkurë) do të zë vend ligjërata me Susanne Peters: “Kompleksiteti i Ri: Repertori bashkëkohorë i flautit”

Me 28 mars (e enjte) do të zë vend prezantimi i Shaqir Hotit: “Okarina: Tingulli i lashtë në kontekstin modern”.