75 Mall Live Search
11:30 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

D’Ambrosio: Bazuar në punën tonë dhe trajnerin mund ta mposhtim Juventusin

Mbrojtësi i Interit, Danilo D’Ambrosio foli sot për ndeshjen e ardhshme të Nerazzurëve, kundër Juventusit.

“Ekziston një proces i rritjes, ne i zbatojmë udhëzimet e trajnerit. Pas ndeshjes me Barcelonën ka inat dhe hidhërim sepse nuk fituam. Ne synojmë të fitojmë çdo ndeshje, nuk duam të kemi keqardhje. Juve ka më shumë se 11 lojtarë të nivelit të lartë, Ronaldo është ylli, por ka një ekip pas tij që lejon Ronaldon të shprehet në maksimumin e tij. Jemi një ekip që lufton për çdo top, bazuar në punën tonë dhe trajnerin tonë, unë them që mund të bëjmë, Juventusi dhe Napoli kanë fituar më shumë ndeshje sesa ne për disa vite kjo është ajo që na dallon me ta. “

Nerazzurri, i udhëhequr nga ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë Antonio Conte, aktualisht janë në krye të tabelës së ligës pas një starti perfekt, duke fituar gjashtë ndeshjet e tyre të para. Juventus aktualisht është dy pikë pas Interit./Indeksonline/.