75 Mall Live Search
18:25 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

D’Ambrosio: Sanchez është një lojtar i rrezikshëm

Mbrojtësi i Interit, Danilo D’Ambrosio ka folur për të gjitha transferimet e klubit dhe kishte disa fjalë edhe për Alexis Sanchez.

Inter kanë transferuar Stefano Sensi dhe Nicolo Barella nga Sassuolo dhe Cagliari, transmeton Indeksonline

Ata gjithashtu kanë transferuar Romelu Lukaku nga Man United, gjithashtu janë afër huazimit të Alexis Sanchez këtë verë.

D’Ambrosio tha: ‘Lojtarët e dinë që kampionati italian është mjaft i vështirë. Mendova se Sensi ishte një lojtar i shkëlqyeshëm por jo aq i fortë, veçanërisht teknikisht është vërtet shumë i vlefshëm “.

“Lukaku? Ai ka një mbizotërim fizik mbi normën ”.

” Sanchez? Ai është një lojtar që mund t’ju vë në vështirësi me cilësitë e tij teknike dhe shpejtësinë e tij”./Indeksonline/.