Damka e takoi Erdoganin, bashkë me Osmanin

Ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, së bashku me presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, morën pjesë në Forumin e diplomacisë në Antalya, i cili këtë vit mbahet me temën: “Përqafimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar” dhe u takuan me presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan.
Forumi po mbahet më 11-13 prill 2025 nën kujdesin e presidentit të Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan dhe nën mikpritjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.
Në këtë ngjarje marrin pjesë më shumë se 20 krerë shtetesh dhe qeverish, mbi 50 ministra të punëve të jashtme, gjithsej mbi 70 ministra dhe rreth 60 përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare.
