75 Mall Live Search
15:21 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / KV

Damka: Nuk është shkelur Kushtetuta, votimi është i ligjshëm

Deputeti i komunitetit turk, Fikrim Damka, ka thënë se procesi i votimit për nënkryetarin e Kuvendit nuk përbën shkelje të Kushtetutës.

“Unë besoj që nuk është duke u shkelur Kushtetuta. Po vendos Kushtetuta a është shkelur a jo. Unë mendoj që secili veç e veç mund të votohet për shkak se nuk mund të bashkohet një njeri që nuk dojnë. Unë besoj që nuk është shkelur Kushtetuta, është votim,” ka thënë Damka.