Damka optimist për krijimin e qeverisë në afat të shpejtë: KDTP do ta përkrah me dy deputetë qeverinë “Kurti 3″
Kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka është shprehur optimist se qeveria e re do të formohet brenda një kohë të shkurtër.
Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal ka thën se partia të cilën ai e drejton, do ta mbështes qeverinë me dy deputetët e saj dhe janë pro krijimit të institucioneve sa më parë.
“Besoj se qeveria do të formohet brenda një kohe shumë të shkurtër. Ne, si Partia Demokratike Turke e Kosovës, do ta mbështesim qeverinë me dy deputetët tanë dhe jemi pro krijimit të institucioneve sa më parë. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë dhe do të vazhdojmë të japim kontributin tonë në qeverisje, duke përkrahur qeverinë Kurti III”, ka thënë Damka për IndeksOnline.

