75 Mall Live Search
13:53 / E Diele, 24 Gusht 2025 / LB

Damka: Po bre secilin kandidat për kryetar e votoj, veç lë të zgjidhet se jemi lodh edhe ne

Deputeti i komunutetit turk Fikrim Damka tha se e mbështet cdo kandiat që propozohet për kryetar të Kuvendit.

“Po bre. Veç lë të zgjidhet se jemi lodh edhe ne. Për besë”, tha Damka.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar sërish të marrë votat e deputetëve për propozimet e saj për kryetar të Kuvendit.

Nisi me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pastaj me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavaci e në fund edhe me deputetin Dimal Basha. Të tre dështuan të zgjidhen në pozitën e kryeparlamentarit.