09:56 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / B O

Dan Bilzerianit i vidhet ora 1 milion dollarëshe, ia hoqën nga dora kur po shikonte boks


Dan Bilzerian e ka lajmëruar në polici vjedhjen e orës së tij.

Lojtari i Pokerit që u bë i famshëm në botë për jetën e tij luksoze pretendon se i është vjedhur ora kur po shikonte meçin e boxit në mes të Canelo Alvarez e Caleb Plant në Las Vegas.

Bilzerian ka raportuar në polici se ora e tij ishte e markës Richard Mile dhe ka vlerë 1 milion dollarë. Dan ka thënë se po bënte fotografi me fansa kur ka vërejtuar se ora e tij po mungonte në dorë, shkruan Indeksonline.

Ora ishte me fibër karboni dhe shumë e lehtë për tu hequr ngase nuk ka fare kyç kapës.

Bilzerian po ofron 50 mijë dollarë për secilin person që jep informacion për gjetjen e orës./Indeksonline/