11:32 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

“Dance With Me” vjen me ndryshime edhe në juri këtë sezon

Menjëherë pas lajmit të djeshëm, ku u zbulua se Çiljeta nuk do të jetë pjesë e sezonit të ri të “Dance With Me” përkrah Valer Kolnikaj, një tjetër ndryshim nga program i së hënës së mbrëmje në Tv Klan është lajmëruar.

“News31.al” thotë se Robert Aliaj nuk do të jetë më pjesë e jurisë këtë sezon. Por nëse zëvendësuesja e Çiljetës do të jetë këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj, nuk dihet se cili personazh do të zëvendësojë Aliaj-n dhe do të marrë përsipër detyrën e vështirë të krijuesit të debateve dhe konflikteve në spektakël.

Besojmë se do të ketë një zëvendësues, pasi juria e spektaklit nuk mund të jetë me dy anëtarë, megjithëse mund të jetë dhe me një nëse vazhdon të jetë Valbona Selimllari dhe të japë vetëm 10-ta.

Nuk dihen dhe arsyet përse Roberti ose produksioni ka vendosur që ai të mos jetë pjesë e “gjykatësve”, sepse për një farë kohe dukej më i pazëvendësueshëm se Vera Grabocka. Ndërkohë, këto janë disa nga çiftet e tjera që janë zbuluar nga “Dance With Me 6”, por kështu si kanë nisur shpresojmë që të jenë deri në fillimin e programit.