75 Mall Live Search
17:26 / E Diele, 30 Korrik 2023 / C E

Danezët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Drita – Viktoria Plzen

Drita do të zhvillojë javën e ardhshme ndeshjen e kthimit ndaj Viktora Plzenit

Kjo ndeshje i takon raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Gjithçka është e hapur ende, pasi gjilanasit ia dolën si mysafirë që të marrin rezultat pozitv – duke barazuar 0:0.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 3 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:00.

UEFA ka zbuluar tashmë edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, të cilët janë nga Danimarka.

Jakob Alexander Sundberg është caktuar si gjqytar kryesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Deniz Yurdakul dhe Jakob Mastrup.

Jonas Hansen do të jetë gjyqtari i katërt.