75 Mall Live Search
08:12 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dani Alves bëhet me ekip të ri

Më në fund Dani Alves është jashtë tregut të transferimeve.

36 vjeçari është rikthyer në Brazil me ekipin e Sao Paulo me një kontratë deri në 2022, shkruan Sky Sport, përcjell Indeksonline. Ai u largua nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit të kaluar pasi i përfundoi kontrata me klubin francez.

Braziliani fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të Copa Americas duke e vërtetuar se mosha është vetëm numër./Indeksonline/