Dani Alves blen një klub në Portugali dhe do të jetë futbollist i saj
Dani Alves mund të rikthehet të luajë futboll… për ekipin e tij.
Ish-lojtari i Barcelonës është afër finalizimit të një blerjeje, së bashku me një grup investitorësh që e mbështesin, për të blerë një ekip në divizionin e tretë portugez.
Konkretisht, negociatat janë drejt përfundimit me São João de Ver, një ekip aktualisht i dhjetë në Serie-n A të divizionit të tretë portugez, dhe ku braziliani mund ta përfundojë karrierën e tij si lojtar.
Në fakt, ai po mendon të luajë për ekipin për gjashtë muaj, vite pasi vari këpucët në gozhdë për shkak të problemeve ligjore që e çuan në burg vetëm disa vjet më parë.
Alves bëri përsëri bujë disa ditë më parë kur u përhap lajmi për jetën e tij të re si predikues. Ky rol i ri tani përcakton stilin e tij të jetesës dhe ai mburret vazhdimisht për këtë:
“Duhet të kesh besim, unë jam prova e kësaj”, ka thënë ai disa herë në javët e fundit.
Vlen të kujtojmë se Alves ndaloi së luajturi në janar 2023 kur u akuzua për sulm seksual dhe u gjykua në Spanjë./Indeksonline/

