75 Mall Live Search
10:17 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / G T

Dani Alves dënohet me katër vjet burgim

Ish-futbollistit të Kombëtares së Brazilit, Dani Alvesit i është shqiptuar dënimi prej katër viteve burg.

Alvez i cili luajti te Barcelona, Juventusi dhe PSG-ja u akuzua për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në fund të dhjetorit të vitit 2022, shkruan Indeksonline

Ish-përfaqësuesi dhe kapiteni i Brazilit ka përfunduar në burg më shumë se një vit më parë dhe tashmë ka marrë vendimin se e presin grilat edhe për 4 vite tjera.

Gjithashtu, ish-futbollisti brazilian do duhet t’i paguajë 150 mijë euro si kompensim viktimës së agresionit seksual dhe nuk do të lejohet të qëndrojë më afër se 1 kilometër nga ajo./Indeksonline/