75 Mall Live Search
10:22 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / B O

Dani Alves: Doja rikthimin, drejtuesit e Barçës s’kishin këllqe të pranonin gabimin

Dani Alves luajti 8 sezone me Barcelona, përpara se të kalonte si lojtar i lirë te Juventusi në verën e vitit 2016. Mbrojtësi i djathtë qëndroi vetëm një vit në Serie A dhe më pas tentoi të rikthehej në “Camp Nou”.

Diçka e tillë nuk ndodhi dhe braziliani e shpjegon shkakun në prononcimin e dhënë për Rac1, aty ku nuk i kursen thumbimet për drejtuesit e klubit katalanas. Më pas u transferua te PSG, teksa prej gushtit të vitit të kaluar është pjesë e Sao Paulo në Brazil.

“Shkova te Juventusi për të treguar se isha akoma një lojtar i nivelit të lartë. Më pas doja të rikthehesha te Barcelona, që kishte nevojë për mua. U vetëofrova të rikthehesha te Barça.

Do shkoja si lojtar i lirë dhe nuk kërkoja komisione transferimi, por bordi i klubit nuk kishin këllqe të pranonin se kishin gabuar që më lanë të lirë të largohesha“, deklaron lojtari i famshëm brazilian.