23:09 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Dani Alves habit me deklaratën e fundit të tij

Dani Alves është një nga futbollistët më të mirë të Brazilit. Emri i tij do të mbetet i shënuar me gërma të arta, por gjithsesi futbollisti veteran ka dhe një dëshirë të fundit. Ai do të marrë pjesë në botërorin e Katarit në 2022. 

Askush nuk i beson, pasi Alves numëron 36 vite mbi shpatulla, por lojtari është i bindur se do ja dalë. Ai po punon fort për diçka të tillë dhe nuk ka ndërmend të dorëzohet. 

“Dua të bëhem kampion bote në botërorin e Katarit në vitin 2022. E dini se çfarë më motivion më shumë? Kur askush nuk beson tek unë. E njëjta gjë ishte dhe kur më thanë se ti nuk mund të luash si mesfushor, është i pavlerë dhe i vjetër. Do të punoj si zog k*rve për t’ia dalë”, – tha lojtari brazilian.