Dani Alves ka “dy fjalë” për transferimin në Brazil
Dani Alves ishte lojtar i lirë që nga fillimi i verës me disa klube të interesuara për shërbimet e tij.
Megjithatë ish-lojtari i Barcelonës dhe Juventusit ka zgjedhur të kthehet në vendlindje te ekipi i Sao Paolos, ekip me të cilin ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, shkruan Indeksonline.
Pas transferimit në Brazil, 36 vjeçari ka folur rreth kësaj çështje.
” Unë mund të kisha zgjedhur ndonjë skuadë skuadër tjetër për të luajtur, por vendosa të kthehem në Brazil, në vendin tim, te njerëzit e mi. Zgjodha klubin që dua” – u shpreh mbrojtësi i djathtë./Indeksonline/