16:00 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / AR

Dani Alves letër nga burgu për ish-partneren: Më jep një shans

Dani Alves i ka shkruar një letër modeles Joana Sanz, nga  qelia e burgut.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Sevillas u arrestua më 20 Janar i akuzuar për përdhunim ndaj një të reje në një klub nate në Barcelonë.

Pasi partnerja e tij  vendosi të ndahej me të dhe të kërkonte divorcin mediat spanjolle kanë publikuar letrën e shkruar  nga Alves për të.

“Tani, në këto momente të vështira, më vjen keq për vendimin tënd dhe dëshiroj që jeta të na japë një tjetër shans.Do të vazhdoj të luftoj siç kam bërë gjithmonë me mbështetjen e atyre që janë pranë meje për të treguar pafajësinë time para gjithë botës.”

Brazilianit iu refuzua kërkesa fillestare për lirimin me kusht. Mbetet për t’u parë se sa do të duhet të  presë futbollisti që çështja të shkojë në gjyq.