09:20 / E Martë, 01 Gusht 2023 / LB

Dani Alves mund të dënohet deri në 12 vjet burg për sulmin seksual

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves u arrestua nga policia spanjolle nën dyshimin për përdhunimin e një gruaje të re spanjolle në banjën e klubit të natës “Sutton” në Barcelonë, vitin e kaluar.

Ai ishte me pushime në Spanjë në atë kohë pasi luajti për Brazilin në Kupën e Botës 2022 në Katar, shkruan AFP.

Ai është mbajtur në paraburgim që nga ajo kohë, pasi iu mohua lirimi me kusht, sepse autoritetet thuhet se e konsideruan atë si rrezik për ikje nga burgu.

Alves tha në qershor se ai ka “ndërgjegje të pastër” për incidentin, por pretendohet se ai mund të përballet me 12 vjet burg nëse shpallet fajtor për veprën penale.