75 Mall Live Search
12:34 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dani Alves s’është i lumtur në Brazil, ja arsyeja

Rikthimi i tij në vendlindje me ekipin e Sao Paulos u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga tifozët.

Por, pas disa javësh, duket se Alvesin nuk po e kënaqte diçka te Brazili. Problemi qëndron te cilësia e fushës, e cila sipas brazilianit është e një niveli të dobët, u shpreh  ish-lojtari i Barcelonës për TV  Globo.

“Është shumë vështirë të luash këtu për shkak të gjendjes së keqe të fushave”, tha Dani Alves.

Stili i lojës në Brazil, sipas Dani Alves e minimizon kontributin e tij si anësor, prandaj po preferon të luajë si mesfushor i djathtë.

“Në mesfushë mund të vendos rregull, ndërsa nga krahët mund të vrapoj shumë, por pa pasur kontakt me topin e për rrjedhojë gjithçka përfundon me mungesën e ritmit”, përfundoi braziliani./Indeksonline/