14:47 / E Diele, 22 Janar 2023 / MSH

Dani Alves rrezikon burgun pas akuzave për ngacmim seksual, reagon gruaja e tij

Supermodelja spanjolle dhe gruaja e Dani Alves Joana Sanz më në fund ka reaguar në mbrojtje të bashkëshortit të saj.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual.

“Unë e njoh burrin tim. E di sa i respektueshëm është. Edhe kur më njohu, nuk më tregoi mungesë respekti. E kam parë shumë herë sesi gra mjaft të guximshme i afrohen burrit tim në zonën VIP, duke u përpjekur ta joshin para syve të mi” tha ajo për Diario.

Alves dhe Joana u martuan fshehurazi në Ibiza në vitin 2017.

Joana është një modele e njohur spanjolle me afro një milion ndjekës në rrjetet sociale.

Sipas viktimës së supozuar, më 30 dhjetor 2022, Alves e ngacmoi atë në një klub nate të Barcelonës. Tashmë lojtari i Pumas është dërguar në paraburgim pa kusht.