11:53 / E Diele, 25 Shtator 2022 / Gj. Sh

Dani Alves zbulon shkakun e ”përleshjes” me Cristiano Ronaldon

Ish futbollisti i Barcelonës, Dani Alves, ka zbuluar një moment ku është ”përleshur” me Cristiano Ronaldon në cerominë e Topit të Artë.

Sipas brazilinit, përplasja kishte ndedhur në dhomën e zhveshjes së ceremonisë së Topit të Artë, ku Alves shkoi për ti përshendetur të gjithë ndërsa Ronalodo nuk e kishte përshendetur, transmeton IndeksOnline.

Alves thotë se kjo ka ndodhur për shkak të rivalitetit të madh që kishte në atë kohë mes Barcelonës dhe Real Madridit, rivalitet ky që reflektonte edhe jashtë fushës së lojës.

”Erdhi një kohë për shkak të rivalitetit që unë do të shkoja për ta përshëndetur [Ronaldon] dhe ai nuk do të më përshëndeste,” tha ai. “Kishte një polemikë që nuk doli kurrë, por në dhomën e zhveshjes së ceremonisë së Topit të Artë patëm një përleshje, i përshëndeta të gjithë dhe ai nuk më përshëndeti për shkak të asaj që po krijonte jashtë rivaliteti Barcelona-Real Madrid.”, ka thënë Alves.

Pavarësisht kësaj Alves tha se e respekton ronaldon pasi është një djalë që ka arritur gjithçka duke u bazuar në punën e palodhur dhe duke vënë zemrën dhe shpirtin e tij në të.

Braziliani foli për “polemikat” me ish-superyllin e Real Madridit ndërsa fliste në një podcast me shokun e skuadrës së UNAM Pumas, Efrian Valverde, ku shpjegoi pse ai mendon se shoku i tij i vjetër i skuadrës Lionel Messi është në një nivel të ndryshëm nga futbollisti portugez./IndeksOnline/