75 Mall Live Search
08:15 / E Mërkurë, 10 Maj 2023 / MSH

Dani Alvesit i refuzohet kërkesa për lirim nga burgu

Sipas mediave spanjolle, kreu i gjykatës së Barcelonës ka refuzuar kërkesën e Dani Alves për lirim nga burgu, ndërsa 39-vjeçari brazilian ka mbetur pas hekurave.

Kujtojmë se ish-asi i Barcelonës ndodhet prej 3.5 muajsh në burgun e Barcelonës, ku ndodhet në paraburgim që prej datës 20 janar, teksa dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 23-vjeçare në një klub nate në qytet, ku ka pranuar se ajo ka pasur një kontakt me viktimën e supozuar, megjithatë ka theksuar se ajo që ka ndodhur ka ndodhur me pëlqimin e saj.

Siç theksohet nga raportimet, gjykata rrëzoi kërkesën e Dani Alves pasi ekziston rreziku që ai të largohet nga vendi.