75 Mall Live Search
20:01 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / BA

Dani Carvajal i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Real Madrid ka njoftuar se kapiteni i ekipit, Dani Carvajal, pas testeve mjekësore ka rezultuar të ketë një trup të lirë artikular në gjurin e djathtë.

Klubi ka bërë të ditur se mbrojtësi spanjoll do t’i nënshtrohet një artroskopie në ditët në vijim.

Ky është një lajm shqetësues për madrilenët, pasi Carvajal ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës këtë sezon.

Kohëzgjatja e rikuperimit të tij do të vlerësohet pas operacionit./IndeksOnline/