Kush është Carvajal? Ish-presidenti i Barcelonës kritikon atë
Dani Carvajal është shndërruar në njeriun më të urryer te Barcelona.
Kjo pasi që Carvajal ishte përfshirë në përleshje ndaj lojtarëve të Barcelonës, në veçanti ndaj 18-vjeçarit Lamine Yamal, pas komenteve të tij provokuese disa ditë para ndeshjes.
Në një intervistë për “Sport”, ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart kritikoi ashpër veprimet e kapitenit të Realit në këtë ndeshje.
“Kush dreqin është Carvajal? Kam dëgjuar vetëm një përmendje kalimtare të këtij lojtari, dhe ju po e bëni kaq të famshëm”, u shpreh Gaspart.
“Ky është një njeri që tashmë ka mbaruar. Nuk dyshoj se ai ishte një lojtar i shkëlqyer, por asgjë më shumë”, shtoi Gaspart.
Joan Gaspart, ishte president i Barcelonës në vitet 2000-2003 dhe cilësohet si një nga presidentët më të këqijë në historinë e këtij klubi./IndeksOnline/

