75 Mall Live Search
14:40 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / G T

Dani Carvajal takon ish-mësuesen e gjermanishtes, ishte në klasën e saj gjatë vitit 2013: Më kishte marrë malli!

Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Dani Carvajal, është takuar me ish-mësuesen e saj të gjermanishtes, Kamila Benschop.

Lojtari i Real Madridit gjatë vitit 2012/13 kaloi një sezon te skuadra e Bayer Leverkusenit, shkruan Indeksonline

Gjatë sezonit në Bundesliga, Carvajal tentoi ta mësonte gjuhën gjermane dhe si mësuese e kishte Kamila Beschopin – të cilën e takoi sot pas shumë vjetësh.

Fortuna-spits Charlison Benschop weet het zeker: 'De treffer... - De  Limburger Mobile

“Ai është një person shumë i mirë, shumë pozitiv. Më ka marrë malli shumë për të. Kujtoj që atë kohë ai ka pasur dëshirë të luante për Real Madridin dhe për Spanjën. Kurse ëndrra ime ishte të bëhesha gazetare dhe të bëja një intervistë me të. Të dy sot arritëm qëllimin”, ka thënë Beschopi pasi arriti të bënte një intervistë me yllin e Real Madridit

Kujtojmë se Kombëtarja e Spanjës të premten luan ndeshjen çerekfinale ndaj Gjermanisë në stadiumin e Stuttgartit./Indeksonline/