75 Mall Live Search
21:08 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Dani dhe Vëllezërit Aliu vlerësojnë lartë Albina Kelmendin

Ikona e muzikës shqiptare, Ramadan Krasniqi-Dani, ka vlerësuar në superlativ paraqitjen skenike të këngëtarës Albina Kelmendi.

Ai tha se pa hezitim ka pranuar ftesën për të qënë pjesë në repertorin e Albinës, që u prezantua më spektaklin muizikore “Këngë moj” që transmetohet në Vizion Plus.

Të dy këngëtarët kanë kënduar bashkë për herë të parë, ndërsa kanë interpretuar një nga këngët që kujton Pejën e vjetër.

“Albinës i falënderohem për ftesën që të jem në këtë mbrëmje muzikore. E pranova me shumë kenaqësi pasi që sikure krejt shqiptarët, edhe ne pejanët jemi lokalistë. Kur Albina më tha: ‘Dani e kam një mbrëmje muzikore në Vision Plus, atëherë pa asnjë mëdyshje e pranova ftesën. Albina është ndër këngëtaret më të mira shqiptare, unë e çmoj dhe vlerësoj shumë, iu uroj shumë suksese. Me talentin që podeson Albina, ajo do të ngritët shumë lartë me muzikën shqiptare.

Nga ana tjetër, edhe për Vëllezërit Aliu është krenari të ndajnë skenën me nivelin interpretativ të artistës Kelmendi.

“Albina vazhdon të kultivojë këngët patriotike dhe me të vertët e meriton një vlerësim të lartë për këndimin e saj.”, dekalroi solisti Beqir Aliu.

“Albina është këngëtarja që në vazhdimësi po kultivon muzikën shqipe. Është krenari ta kësh një këngëtare të tillë në kombin tonë.”, shtoi Afrim Aliu.