Dani Olmo, objektivi i Barcelonës në verë

Sulmuesi i gjithanshëm i Dinamos së Zagrebit, Dani Olmo, po shihet si një përforcim i duhur në afatin kalimtar veror nga gjiganti spanjoll, Barcelona.
Olmo ka kontratë deri në vitin 2021 dhe e ka lajmëruar klubin se nuk do të rinovojë, me Barcelonën në “pole position” për ta transferuar.
Megjithatë, “katalunasit” do të hasin në konkurencë të fortë për ta kthyer në “Camp Nou” Dani Olmon, përcjell Indeksonline.
Atletico Madridi, Manchester City, Juventusi, Manchester Unitedi, Milanoja e Dortmundi janë gjithashtu duke e monitoruar spanjollin 21-vjeçar.
Ai gjithashtu e ka bërë debutimin edhe me ekipin e parë të Spanjës, ndërsa është paraqitur me të gjitha grupmoshat e kombëtares./Indeksonline/