09:22 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Daniel James më i mirë se të gjithë bashkëlojtarët e tij në Manchester United

Daniel James është vetëm 21 vjeç dhe gjatë stërvitjeve në Australi me skuadrën e United, ai i ka mahnitur bashkëlojtarët e tij, duke i kaluar të gjithë në të gjitha testet fizike.

James dhe të gjithë bashkëlojtarët e tij janë duke u përgatitur për sezonin e ri duke u stërvitur në Australi, por para kësaj ai kishte shkuar edhe në Dubai ku ishte stërvitur ndaras skuadrës.

Në testet fizike para fillimit të turneut parasezonal, Daniel James i la prapa vetes të gjithë lojtarët e tjerë të Manchester Unitedit.

Një burim nga Old Traffordi tha për The Sun: “Të gjithë në Carrington, janë shumë të inkurajuar nga Jamesi i ri. Ai është qartësisht para të gjithëve”

Ai i kryeson të gjitha listat e testeve fizike. Trajnerit i ka bërë shumë përshtypje mënyra se si ai ka punuar deri më tani, duke thënë se “Ai ishte më i shpejti në vrapime dhe madje i la futbollistët e tjerë shumë prapa vetes”.

Uellsiani u transferua në Manchester United për vetëm 15 milionë funte nga Swansea City këtë verë.