75 Mall Live Search
09:12 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Daniel James në debutim barazon rekordin e Lukakut me gola të shënuar ndaj top 6-shes angleze

Daniel James ka shënuar në debutimin e tij me Manchester United në një fitore për tu mbajtur mend për shumë kohë.

“Djajtë e Kuq” mposhtën bindshëm Chelsean me rezultat 4:0 ndërsa golat i realizuan Daniel James, Anthony Martial dhe dy gola nga Rashford.

Arritja e papritur e uellsianit në Old Trafford nga Swansea ishte si një ëndërr për të dhe shumë ishin skeptik në lidhje me këtë lëvizje.

Mirëpo James ka impresionuar të gjithë me punën e palodhshme dhe përkushtimin e madh që po e tregon, shkruan Indeksonline.

Në debutimin e tij, Daniel James i shënoi gol Chelseat në fitoren e madhe të tyre në javën e pare të kampionatit.

Ai në këtë mënyrë e ka barazuar menjëherë rekordin e Romelu Lukakut për golat e shënuar nga top 6 ekipet kryesore angleze.

Sulmuesi belg kishte shënuar vetëm një gol ndaj 6 ekipeve më të mira angleze.

Këtë gol e kishte realizuar ndaj Chelseat në vitin 2017 në fitoren 2:1./Indeksonline/