08:51 / E Premte, 01 Tetor 2021 / OSH

Daniel Sturridge nënshkruan me klubin nga Australia

Sulmuesi anglez, Daniel Sturridge, ka nënshkruar me klubin Perth Glory, nga liga australiane, transmeton Indeksonline.

Ish-sulmuesi i Liverpool dhe Chelsea u shpreh mjaft i lumtur për eksperincën e rë që ka nisur.

“Është një mundësi fantastike për të provuar një sfidë të re”, tha anglezi.

Ndërsa pronari i klubit tha se nënshkrimi me anglezin është historik dhe jo vetëm për klubin.

“Daniel është padyshim njëri nga nënshkrimet më të mëdha në histori jo veëm të skuadrës Glory, por në histori të A-League”, u shpreh bossi i klubit Tony Sage.

Gjatë karrierës së tij Sturridge ka arritur të fitojë trofë mjaft të rëndësishëm si Premier Ligën dhe Champions Ligën me Chelsea dhe Liverpool.