Daniel Sturridge ofron shpërblim 30,000 funte për rikthimin e qenit të tij
Ish-sulmuesi i Liverpulit pasi ka postuar një video, duke bërë lutje për rikthimin e qenit të tij, ai tani edhe ka ofruar shumën prej 30,000 funtav që të i rikthehet qeni i tij, që i kanë vjedhur.
Sulmuesi është në Los Anxhelos për pushime dhe aktualisht është pa një klub pasi u lirua nga Reds pas përfundimit të sezonit të kaluar, transmeton Indeksonline.
Daniel Sturridge ka ofruar 30,000 paund për këdo që e bashkon atë me qenin e tij.
Ish sulmuesit të Liverpulit në Los Anxhelos ju plaçkitë shtëpia dhe pastaj i vodhën edhe qenin, po ashtu edhe disa sende të tjera. /indeksonline/.