75 Mall Live Search
17:27 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Luajti bastore, Sturridge përjashtohet nga futbolli për 4 muaj

Sturridge është dënuar me më shumë se 160.000 euro dhe ju ndaluan të gjitha aktivitetet në futboll deri në qershor.

Ish sulmuesi i Liverpoolit, sipas informatave të fundit i kishte siguruar informacione vëllaut të tij në lidhje me një bast për një ndeshje të Sevillas.

Kurse tani një bord i pavarur ka vendosur që futbollisti të shpallet fajtor për këto akuza pasi që sipas komisionit disiplinor futbollisti i ka keqpërdorur rregullat në lidhje me lojërat e fatit.

Po ashtu ky komision e ka vërtetuar fajsinë e futbollistit me anë të provave./IndeksOnline/.