75 Mall Live Search
22:52 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Daniele Doveri përqafon ngrohtësisht Edoardo Boven, pasi shpëtoi nga sulmi kardiak

Një moment fantastik ka ndodhur në ndeshjen e sotme mes Fiorentinas dhe Interit.

Në tunelin e stadiumit, gjyqtari, Daniele Doveri e ka përqafuar ngrohtësisht futbollistin e Fiorentinës, Eduardo Bove, shkruan IndeksOnline.

Kz përqafim vjen pasi Bove pësoi një sulm kardiak në fillim të muajit dhjetor, ku frikësoi të gjithë dashamirët e futbollit.

Por tashmë ai i ka kaluar më të keqes dhe mund ta shohim përsëri duke luajtur futboll.

“Ishte një eksperiencë njerëzore që nuk dua ta përsëris, sepse vërtet kisha frikë nga më e keqja për djalin. Atë natë nuk fjeta, në një fushë futbolli kjo është gjëja e fundit që prisni”, ka deklaruar Doveri./IndeksOnline/