Danielle Mason shokon rrjetin, ndan imazhet tronditëse pas sulmit nga ish-i fejuari

Aktorja e njohur Danielle Mason, 42 vjeçe, ka akuzuar publikisht ish-të fejuarin e saj, Lee Dopson, 45 vjeç, për një sulm fizik që sipas saj ndodhi pas festës së fejesës në nëntor të vitit 2024.
Ylli britanik, e njohur gjithashtu si motra nga nëna e aktores së “EastEnders”, Jessie Wallace, ka ndarë në Instagram një foto të fytyrës së saj të dëmtuar dhe një seri postimesh ku flet për betejat ligjore me Lee-n.
Sipas asaj që tha për Daily Mail, incidenti ndodhi pas një feste luksoze në hotelin DoubleTree By Hilton St Anne’s në Wokingham. Ajo ka siguruar një urdhër ndalimi ndaj Lee-t javën e kaluar nga Gjykata në Slough.
Danielle u ndje e detyruar të reagojë publikisht pasi Lee publikoi një video me shenja të dukshme në fytyrë, duke pretenduar se ishte ai viktima. Por Danielle theksoi se dëmtimet e tij ishin pasojë e vetëmbrojtjes së saj gjatë sulmit.
Çifti nisi lidhjen në vitin 2023, pasi u njohën në një supermarket gjatë shoqërimit të fëmijëve të tyre në shkollë. Të dy kanë fëmijë nga lidhje të mëparshme. Danielle ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Tony Giles, me të cilin ka marrë pjesë në emisionin “My Big Fat Gypsy Wedding”.
Ajo theksoi se nuk dëshironte të ekspozohej në rrjete sociale, por ndjeu nevojën të tregonte të vërtetën për shkak të deklaratave publike të ish-të fejuarit.