07:49 / E Mërkurë, 04 Tetor 2017 / indeksADMonline

Danielsson: Kosova të jetë bashkëpunuese me BE-në

Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson është takuar me kreun e Kuvendit, Kadri Veselin.

Pas takimit Danielsson tha se Kosova ka bërë përparim në shumë fusha, por ka edhe shumë punë për tu bërë.

Ai ka folur edhe për fondet IPA të cilat i sjell BE në Kosovë e të cilat sipas tij, janë të përqëndruar në sistemin e arsimit.

Danielsson ka thënë se këto fonde janë të rëndësishme pasi do të ndihmojnë në zhvillim të Kosovës. Ai ka kërkuar që Kosova të jetë bashkëpunuese me BE-në.

Ndërsa kryekuvendari Veseli ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës, duke i siguruar se Kosova do të vazhdoj të punojë në rrugë drejtë anëtarësimit në BE.

Veseli ka thënë se si kuvend i Kosovës, jemi të vendosur të ecim përpara në procesin e reformave. Ai ka thënë se fondet e IPA-sw me mbi 70 milionë euro cilat do jenë të kyçura në inivacion, sistem të drejtësisë, arsim e në të gjitha fushat e tjera.

Ai gjatë ditës së do të takojë edhe kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Danielsson do të zhvillojë një takim edhe me ministren e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, ministrin e Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, atë të Ministrisë së Financave Bedri Hamza, si dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.

Ndërsa bashkë me kryeministrin Haradinaj do të lansojnë programin për reforma ekonomike