Danielsson: Reformat pozitive, përgjegjësi e përbashkët
Reformat pozitive janë përgjegjësi e përbashkët, ka deklaruar drejtori për zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson në takimin me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
“Mirënjohës për takimin me Lulzim Bashën. Theksova rëndësinë e mbajtjes së një dialogu konstruktiv në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ndjekja e reformave pozitive është një përgjegjësi e përbashkët”, shkruan Danielsson në Twitter.
Në këtë takim kreu demokrat shoqërohej nga Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Klajda Gjosha dhe Luan Rama.