15:02 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Danilo – Inter, arrihet marrëveshja

Mbrojtësi i Manchester City Danilo ka rënë dakord në një marrëveshje për tu bashkuar me Interin këtë verë, thonë raportet në Itali.

Braziliani ka luftuar për të pasur më shumë minuta në lojë këtë sezon duke bërë vetëm 10 paraqitje në Premier Ligë nën drejtimin e Pep Guardiola.

Ndërkohë e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” beson se Inter ka arritur një marrëveshje për një kontratë prej katër ose pesë vjetësh me vlerë 3.5 milionë euro në sezon për lojtarin. /IndeksOnline/