Danilo: Kërcënime të pakëndshme nga UEFA, futbolli ka nevojë për ndryshime

Mbrojtësi i Juventusit, Danilo thotë se futbolli ka nevojë për ndryshime dhe se kërcënimet e FIFA-s dhe UEFA-s ishin të padrejta.
Pra, edhe skuadra e Juventusit ishte njëra nga 12 klubet që mori pjesë në themelimin e Superligës së Evropës, por që me presionin e UEFA-s u larguan, shkruan IndeksOnline
Danilo tha se nuk e di nëse Superliga do të ishte alternativa e duhur, por beson se futbolli ‘ka nevojë për disa ndryshime’ pas pandemisë së koronavirusit.
“Unë mendoj se nëse 12 klubet e kanë pranuar këtë projekt të ri, kjo është për shkak se ata kanë parë që ka nevojë për disa ndryshime në futboll.
“Nuk e di nëse projekti i Superligës do të ishte i duhuri, por tani do të duhet të flasim të gjithë së bashku për të bërë disa ndryshime, gjithashtu për të shpëtuar futbollin.
“COVID ka prekur çdo aspekt të jetës dhe futbolli nuk është kursyer. Unë mendoj se nëse UEFA do të shqetësohej vërtet për lojtarët, ata nuk do të na bënin të udhëtonim kaq shumë në mes të një pandemie dhe ata nuk do të na bënin të luanim kaq shumë në këtë vit të vështirë.
“Për mua, si një futbollist, nuk ishte aspak e këndshme të kërcënohesha nga UEFA dhe FIF, tha Danilo.