Danilo mund të rikthehet në Brazil, dy gjigantët brazilianë interesohen për të

Danilo do të largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar të janarit.
Kapiteni i Juventusit, ka humbur vendin e tij në formacionin startues të Thiago Mottas, me italianin që pëlqen Gattin në vend të tij.
Siç transmeton Fabrizio Romano, Danilo dëshiron të rikthehet në Brazil, me skuadrat si Flamengo dhe Santos që kanë shprehur interesim për ta rikthyer atë në vendlindje.
🚨🇧🇷 Danilo has decided to return to Brazil as next step for his career after Juventus.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 21, 2025
Flamengo are leading the race to bring him back to Brazil, Santos also made an approach. pic.twitter.com/XVRKmsPIIH
Danilo, kujtojmë kishte ardhur te Juventusi si pjesë e një marrëveshje me Manchester Cityn, të cilët e shihte Cancelon të shkonte te City.
Ai ka bërë 213 paraqitje me “Zonjën e vjetër”, ku gjatë kësaj periudhe kishte fituar “Scudetton, 2 kupa të Italisë dhe Superkupën italiane, ku po ashtu ishte bërë edhe kapiten./IndeksOnline/