Danimarka dërgon ushtarë shtesë në Afganistan
Danimarka, tha të hënën se do të dërgojë 55 ushtarë shtesë në Afganistan për të rritur sigurinë pasi u sulmua një konvoj danez javën e kaluar.
Ushtarët do të ndihmojnë 97 ushtarët danezë që tashmë janë në Afganistan, duke i mbrojtur këshilltarët që shkojnë nga akademia ushtarake në Kabul, tha të hënën Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës.
“Nëse qeveria afgane humb kontrollin, Afganistani përsëri do të bëhet një strehë për grupet terroriste dhe ne rrezikojmë një valë tjetër të refugjatëve në Evropë dhe Danimarkë”, tha ministri i jashtëm Anders Samuelsen në një deklaratë.
55 ushtarë danezë do të vendosen në Afganistan në fillim të vitit 2018./AktivPress