75 Mall Live Search
16:31 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / Blerim

Danimarka heq AstraZeneca-n nga programi i vaksinimit: Nuk ia kemi nevojën

Danimarka e ka hequr vaksinën e prodhuar nga AstraZeneca nga programi i saj i vaksinimit. Vendi ka bërë të ditur se kjo vaksinë nuk i duhet.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Autoriteti i Shëndetit në Danimarkë tha se të gjitha vaksinat e porositura nga AstraZeneca do të anulohen.

“Ne në thelb jemi në marrëveshje me vlerësimin e EMA në lidhje me vaksinën AstraZeneca. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të theksohet se ajo është akoma një vaksinë e aprovuar [në Evropë]. Dhe unë e kuptoj nëse vendet e tjera në një situatë të ndryshme nga ne zgjedhin të vazhdojnë të përdorin vaksinën,” tha Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Shëndetësor danez, Søren Brostrostm.

Autoriteti Shëndetësor danez ndaloi përdorimin e AstraZeneca më 11 mars dhe vendi ka vijuar procesin me vaksinat e prodhuar nga Pfizer/BioNTech and Moderna.

“Vendimi ynë është që të vazhdojmë me shpërndarjen e vaksinimeve në Danimarkë pa AstraZeneca,” tha Brostrøm, i cili vijoi ta cilësojë vdekjen e 60-vjeçares daneze pasi u vaksinua me AstraZeneca, një ngjarje shumë tragjike.