22:44 / E Diele, 25 Shtator 2022 / C E

Danimarka mposht Francën, Kroacia kampion i grupit 1

Kanë përfunduar dy ndeshjet e grupit 1 të Ligës A në kuadër të Ligës së Kombeve.

Danimarka e ka mposhtur Francën me rezultat 2-0, shkruan Indeksonline.

Golat për danezët i shënuan, Dolberg në minutën e 34-të dhe Skov Olsen në minutën e 39-të.

Në ndeshjen tjetër, Kroacia ka fituar si mysafir i Austrisë me rezultat 1-3.

Modric, Livaja dhe Lovren shënuan për Kroacinë derisa për Austrinë realizoi Baumgartner.

Kroacia e mbyll në vendin e parë me 13 pikë, një më shumë se Danimarka derisa Franca është e treta me 6 pikë. Austria sezonin e ardhshëm do të garoj në Ligën B. /IndeksOnline/