19:56 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / Blerim

Danimarka në gjysmëfinale të EURO20

Kombëtarja e Danimarkës pas një kohe tejet të gjatë (nga viti 1992) është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Europian.

Danezët fituan 2 me 1 në çerekfinale kundër Kombëtares së Çekisë, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin e Baku-s në Azerbajxhan, shkruan IndeksOnline

Image

Ekipi i trajnerit, Hjulmand shënoi dy gola gjatë pjesës së parë. Në minutën e 5’të, golin e parë e shënoi mesfushori i Dortmundit, Delaney.

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Danimarka shënoi edhe golin e dytë me anë të Dolberg.

Kombëtarja e Çekisë në pjesën e dytë ishte më e mirë, por arriti të shënonte vetëm një gol.

Golin në minutën e 49’të e shënoi Patrick Schick – i cili barazoi Cristiano Ronaldon me pesë gola në Kampionatin Europian EURO20.

Me këtë fitore, Danimarka tani kualifikohet në gjysmëfinale dhe pret duelin e fundit sonte, Angli – Ukrainë, për ta mësuar kundërshtarin./IndeksOnline/