17:36 / E Martë, 25 Janar 2022 / GF

Danimarka pritet t’i shfuqizojë të gjitha masat anti-Covid

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen duhet të njoftojë të mërkurën se të gjitha kufizimet e vendosura nga pandemia e Covid-19 do të hiqen në vend deri në fund të janarit, raportoi sot e përditshmja Jyllands-Posten, duke cituar disa burime, shkruan Reuters.

Mediat lokale thonë se të gjitha masat për qytetarët ka të ngjarë të hiqen, megjithëse kufizimet e udhëtimit mund të mbeten në fuqi.

Masat aktuale për ta luftuar përhapjen e Covid-it janë në fuqi në Danimarkë deri më 31 janar.

Local.dk shkruan se Frederiksen ka të ngjarë të njoftojë se Covid-19 nuk bie më në kategorinë që përbën kërcënim kritik për shoqërinë. Ky klasifikim i lejon qeverisë të vendosë kufizime për ta frenuar përhapjen e virusit.