13:25 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Danimarka, shteti i pestë që ndalon vënien e burkës!

Danimarka ka votuar për të ndaluar mbulojën e njohur si ‘burka’, duke u bërë vendi i pestë evropian që ndalon një gjë të tillë.

Ligjvënësit votuan 75 përqind në favor të legjislacionit të paraqitur nga koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë.

Teknikisht ligji ndalon çdo veshje të plotë, kur nuk ka qëllim të njohur për ta veshur atë ,siç është moti i ftohtë ose duke respektuar ligjet siç janë veshja me helmeta në motoçikleta.

Politikanët këmbëngulin se ligji nuk synon ndonjë fe, por ajo është bërë e njohur në mënyrë kolektive si ndalimi i burkës.

Ligji në fjalë parashihet të zbatohet nga data 1 gusht e këtij viti, sipas Ministrit të Drejtësisë, Soeren Pape Poulsen, shkruan Indeksonline.

Gjoba parashihet të nis nga 118 euro ndërsa veprat e përsëritura mund të rrezikojnë në gjoba deri në 1 mijë e 180 euro, ose dënim me burg deri në gjashtë muaj.

Kushdo që detyron një person të veshi rroba që mbulojnë fytyrën duke përdorur dhunë ose kërcënime, mund të gjobitet ose të përballet me dy vite burg.

Danimarka është bashkuar me Austrinë, Francën,Belgjikën dhe Bullgarinë, të cilët tashmë kanë ligje të ngjashme në mbarë vendin.

Të paktën gjysma e 16 qyteteve të Gjermanisë kanë Gjermanisë kanë ndalesë për mësuesit dhe nëpunësit publikë që mbajnë burka.

Holanda dhe Italia kanë gjithashtu ndalime të pjesshme të burkës, megjithatë janë të kufizuara në qytete të veçanta, vende publike ose vende pune./Indeksonline/