75 Mall Live Search
23:59 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Danny Maguire dëshiron që Harry Maguire ta bëjë këtë veprim kontravers

Danny Murphy beson se Harry Maguire duhet ta detyrojë Leicester Cityn që të transferohet te Manchester Unitedi.

”Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një mbrojtësi qendror dhe Maguire raportohet se është objektivi primar i Jose Mourinhos.

Megjithatë, Leicester City thuhet se po kërkon 80 milionë funte, shumë e cila do ta bënte 25-vjeçarin mbrojtësin më të shtrenjët në histori.

Kuptohet se Man Unitedi është duke u përgatitur për një ofertë në ditën e fundit të afatit kalimtar, dhe Murphy mendon se mbrojtësi duhet ta detyrojë klubin që ta shesë.

Maguire should push to leave Leicester according to Murphy

”Unë mendoj se ky djalosh do të ishte i çmendur nëse nuk tenton që ky transferim të ndodhë”, tha ish-reprezentuesi anglez për talkSPORT.

”Kam qenë atje njëherë apo dy. Është një situatë e vështirë për të qenë në të”.

”Leicester rrezikoi me të kur askush nuk e donte, dhe tani ai luan në nivele të larta në Angli”./IndeksOnline/