13:38 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Daqiç, merret sërish me njohjet e Kosovës, thotë se vende tjera pritet të tërheqin njohjet e tyre

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç tha sot se pret që të vazhdojë procesin e tërheqjes së njohjes së Kosovës nga shumë vende.

Ai tha se në margjinat e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave të vendeve të Frankofonisë në Paris foli me përfaqësuesit e vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe me të cilat varën këto qëndrime, por edhe me përfaqësues të vendeve të tjera të cilët janë të gatshëm për të shqyrtuar qëndrimet e tyre. /Indeksonline/