Dardan Beqiri zgjedhet kryetar i Bordit të RTK-së
Bordi i RTK-së ka mbajtur sot takimin e parë në përbërje të re.
Gjatë kësaj mbledhjeje Dardan Beqiri është zgjedhur kryetar i Bordit, derisa Xheraldina Cernobregu nënkryetare.
Në këtë mbledhje, Bordi i RTK-së e ka emëruar Zana Spahiun, në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
Deri më tash, Zana Spahiu ka mbajtur pozitën e udhëheqëses së Zyrës Ligjore në RTK.

