Dardan Berisha largohet nga Prishtina, bëhet me skuadër të re? (Foto)
Basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha pritet të largohet nga Sigal Prishtina.
Skuadra e njohur nga Çekia, Cez Nymburk ka publikuar lajmin se kanë arritur marrëveshje me Berishën, transmeton IndeksOnline.
“Dardan Berisha, përfaqësuesi i Kosovës vjen në vend të Quincy Diggs”, shkruhet në një postim të klubit çek.
Dardi së fundi realizoi 22 pikë në humbjen e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll kundër Hungarisë./IndeksOnline/