75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dardan Berisha, më i miri i javës në FIBA Europe Cup

Kanë përfunduar ndeshjet e raundit të dytë në FIBA Europe Cup.

Në këtë kompeticion vazhdon të marrë pjesë edhe skuadra nga kryeqyteti ynë, Prishtina.

Skuadra prishtinase, pas humbjes në Gjermani nga S.Olivier Wurzburg, është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë, transmeton IndeksOnline.

Prishtina, konkretisht, është mposhtur nga Szolnoki Olaj me rezultat, 76-81 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Bashketbollistët më të mirë të kësaj xhiro ishin Dardan Berisha, Jordan Heath, Strainja Milosevic, Xavier Cooks dhe Trae Golden.

Dhe tani, FIBA Europe Cup ka bërë të ditur se Berisha është zgjedhur ”MVP” i javës në këtë raund – me 17 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime./IndeksOnline/